Korçë/ Vendoste baste me telefon, arrestohet pronari i lokalit

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi gjatë kontrollit të ushtuar në lokalin e tij u zbulua se ushtronte veprimtar të paligjshme të lojërave të fatit.

Sipas policisë bëhet fjalë për shtetasin me inicialet O. Sh. banues në fshatin Velitërnë, Maliq, të cilit i’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon celular i markës “Samsung J7”, i cili shërbente për vendosjen e basteve sportive.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.