Korçë-Shpallen në kërkim tre të rinj pasi qëlluan me armë zjarri në ajër

Tre të rinj në qytetin e Korçës kanë qëlluar me armë zjarri në ajër duke trembur banorët.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasit me iniciale M.P, 19 vjeç, Xh.Sh., 22 vjeç dhe A.Sh., 23 vjeç, ndërkohë që dy të fundit janë vëllezër.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë natës, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin V.D., 23 vjeç, të rinjtë kanë qëlluar me armë zjarri.

Po punohet nga policia për zbardhjen e shkaqeve të konfliktit dhe kapjen e autorëve të ngjarjes./apel.media