Korçë/ Makina përplas motorin, 1 person në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Korçë.

Bëhet me dije se një makinë është përplasur me një motor. Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.