Korçë/ Aksidentoi një qytetar dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 26 vjeçari

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 26-vjeçar, si autor të një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën për në Ersekë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit S. D., 26 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi duke drejtuar mjetin tip ‘Volkswagen’, ky shtetas ka aksidentuar shtetasin O. J., që drejtonte një mjet motor tip ‘Honda’, i cili u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.