Kontrollorja e trafikut ajror që në 2002, Flora Ndreca, është shprehur se së bashku me kontrollorët e tjerë të Rinasit nuk po bëjnë grevë për mos lejimin e fluturimeve në aeroport, por po ushtrojnë një të drejtë juridike.
E ftuar në “Opinion”, Ndreca u shpreh se kur një kontrollor ndihet i stresuar, gjobitet nëse ulet të ushtrojë detyrën e tij.
Ajo tha se ulja e pagës ka qenë një arsye që bashkë me kolegët e saj ka shtuar stresin në punë.
Ndreca: Nuk na lejohet greva sipas kodit të punës , por jemi para faktit të paaftësisë së përkohshme, e ndjejmë veten të stresuar, nuk sigurojmë që ofrojmë shërbim në gjendjen në të cilin jemi.
Skema e kompetencës e thotë qartë se nëse unë ulem në gjendje të stresuar para radarit gjobimet me 2 mln lekë të vjetra, pra kam zbatuar ligjin.
Fevziu: Sa mund t’ju zgjasë stresi?
Ndreca: Në këto momente stresi po na shtohet. Dje bashkë me stafin, pesë nga ne nuk u ndjemë mirë dhe në fund të turnit, dy e drekës, deklaruam se jemi të paaftë për të vepruar përkohësisht. Kërkova 3-4 ditë periudhë relaksi, por më pas më kërkohet shkarkim nga puna pa arsye.
Kur u pushuan nga puna pesë kontrollorë, të tjerët bënë paaftësi të përkohshme për solidarizim se është stres i shtuar.
Unë sot kam marrë pagën e 5 prillit dhe paga ime është 156 mijë leke të reja, ndërsa në kohë normale paguhem te 3 milionë lekja të vjetra, por jo shuma 4 milionë sic flitet. Nëse bëjmë krahasim me Shkupin një kontrollor si unë 4 mijë euro neto.