Kontrollorët e trafikut ajror pezullojnë punën, Gjikondi: Tradhti kombëtare!

Aktivistja Brizdia Gjikondi, e ka cilësuar grevën e kontrollorëve të trafikut ajror si një “tradhti kombëtare”.

E ftuar në “Open” Gjikondi i është kthyer me tone të ashpra avokatit të kontrollorëve, duke shtuar se kjo është grevë dhe ata kanë vënë kushte.

“Ky keqinterpretim ka sjellë pasoja të rënda, keni dëmtuar interesat e klientëve tuaj. Ata janë thirrur në një takim në datë 11 dhe 12 prill. Nuk e kuptoj se pse i ke futur në këtë mulli dhe zymtësi interesat e tyre. Nuk mund të gënjesh se ata nuk kanë qenë në grevë. Vetëm 5 prej tyre kanë nxjerrë një raport se kanë qenë në stres, por 60 të tjerë. Kjo është greva dhe keni vënë kushte. Ja ndalon kodi i punës, jeni direkt subjekt për në prokurori. Do e quaja tradhti kombëtare, ju e dini që grevat bëhen të përshkallëzuar. Për më tepër që jeni në një institucion jetik.

Ju e dini kur shkoni në Gjykata do prisni vendimin e saj. Është grevë e pastër, ka elementë të një tradhti kombëtare. Këta kontrollorë kanë jo vetëm licenca nga BE për funksionin por edhe certifikata pastërtie nga Ministria e Brendshme. Pritet për 2 javë të vijnë forcat e NATO-s dhe ne të bëjmë kështu shakash që e shoh me sfond të dyshimtë. Këto janë kusure të klasës politike por edhe të gjithë papërgjegjshmërinë.“- tha Brizida Gjikondi.

Kujtojmë se, kontrollorët e trafikut ajror të AlbControl kanë ndalur punën ditën e sotme pas uljes së pagave nga 4400 dollarë në 2400 dollarë me argumentin se kanë stres, për pasojë sot janë anuluar të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Rinasit. Një gjë të tillë, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e ka quajtur një grusht shteti, ku janë të përfshirë ish- kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.