Kontrata e gënjeshtrës me ASTIRIN/ Turpëron Lulzim Bashën

Gënjeshtra e rradhës e Lulzim Bashës me banorët e Astirit doli hapur kur ai nuk kurseu as hallemëdhenjtë që iu ziente koka për prishjen. Pak muaj më parë Luli kishte hall tu merrte votat edhe pse e edinte se nuk do të lëvizte as gishtin për të hyrë në zgjedhje por banorëve të Astirit u premtoi ama se shumë shpejt do të kishte zgjedhje dhe do devijonte lumin e  Lanës.

Kështu Luli iu bashkua protestës së Astirit por dje nuk u pa asgjëkundi kur IKMT dhe policia nisi luftën me banorët.  Lulzim Basha shkoi për qokë në spital kur I doli gjumi I mesditës nga ora 12.00

Por Luli pak muaj më parë nënshkroi një kontratë dhe madje edhe e firmosi mes tij dhe  banorëve të “Astirit”, që sipas tij do zbatohej brenda dy muajve, kur PD të vinte në pushtet me zgjedhje të parakohshme. Por Luli nuk hyri as në zgjedhje të parakohshme as në ato lokale, ku edhe ato 14 bashki I dogji duke ia dhënë Ramës gjitha pushtet.

Marrëveshja e Lulit me banorët e Astirit: “Brenda 2 muajve nga momenti kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të rishikojë projektin e zgjerimit të Unazës së Re dhe devijimit të Lumit Lana, si dhe në përputhje me interesin publik, do të ndërmarrë çdo masë që është e nevojshme për të siguruar zhvillimin e zonës sipas interesit të komunitetit dhe dëmshpërblimin, sipas çmimit të tregut, të çdo prone private që preket nga projekti i rishikuar”.

As në zgjedhje nuk hyri Luli, as lumin nuk e devijoi, por lumi mori premtimet e tij dhe shtëpitë e banorëve.

Njësoj siç Edi Rama i kishte premtuar legalizime banorëve të “Astirit” legalizime sapo të vinte në pushtet, jo që Banorët nuk panë legalizime por edhe ato shtëpi palegalizim u prishën pa dëmshpërblim.

Kjo tregon sesa fake janë pushtetarët kur duan pushtet, nuk kursejnë asgjë dhe asnjë gënjeshtër./Apela.la