Kontrabandë me ilaçet gjatë pandemisë, prokuroria kërkon arrest me burg, avokatët: Nuk janë kriminelë!

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 6 të arrestuarit të akuzuar për tregtim te mallrave pa akcizë gjatë periudhës së Covid-19.

Policia pas një aksioni në kryeqytet në 6 depo farmaceutike në Tiranë, vuri në pranga 6 persona, konkretisht Blerim Bitri, Florian Marku, Margarita Xhaxhiu, Jani Papuli, Florian Lila dhe Bashkim Osmani.

Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin medikamente kontrabandë gjatë periudhës së koronavirusit.

Ndërkohë, avokatët e këtyre personave kërkuar masa me te lehta sigurie për klientët e tyre, duke thënë se nuk është koha për të arrestuar staf mjekësor.  

Avokatet: Nuk janë kriminelë. Nuk është koha për të arrestuar staf mjekësor, kanë siguruar ilaçe ku popullata nuk mund t’i gjente në kohën e pandemisë.