Konflikti pranë shkollës ‘Fan Noli’, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes së një dite më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për Ykli Gosturanin, 45 vje...
Konflikti pranë shkollës ‘Fan Noli’, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori
Foto: Konflikti pranë shkollës ‘Fan Noli’, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes së një dite më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për Ykli Gosturanin, 45 vjeç. Ai u konfliktua me dy shoferë të një autobusi të shkollës, Altin Vani dhe Veli Xhani, të cilët transportojnë nxënësit me pretekstin se makina e tyre u kishte zënë rrugën.

Pas konfliktit verbal ai nxori thikën dhe i qëlloi, më pas u largua nga vendi i ngjarjes.