Konfjuca në Tiranë: Të jemi brenda një kornize me Shqipërinë në gjykimin për Serbinë!

Sot është nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes parlamentit të Shqipërisë dhe Kosovës. Kuvendet e përbashkëta do të mbahen në një ditë feste, konkretisht më 28 nëntor. Në konferencën për mediat Konju...
Konfjuca në Tiranë: Të jemi brenda një kornize me Shqipërinë në gjykimin për Serbinë!
Foto: Konfjuca në Tiranë: Të jemi brenda një kornize me Shqipërinë në gjykimin për Serbinë!

Sot është nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes parlamentit të Shqipërisë dhe Kosovës. Kuvendet e përbashkëta do të mbahen në një ditë feste, konkretisht më 28 nëntor.

Në konferencën për mediat Konjufca u shpreh se Serbia është armiqësore ndaj Kosovës ndërsa kjo e fundit nuk lëshon pe, ndonëse kërkon paqe dhe dialog. Konjufca shtoi se do të donin që së bashku me Shqipërinë të ishin brenda një kornize për gjykimin ndaj Serbisë në mënyrë që të mbrohen interesat e Kosovës.

“Në jemi dy shtete, por jemi popull me një interes të përbashkët. Edhe zyrtarët politikë të Kosovës dhe Shqipërisë vazhdimisht kanë vepruar me këtë vetëdije kombëtare. Natyrisht që arritjet dhe bashkëpunimi është i thellë, por edhe sfidat janë serioze. Pas shkurtit bota është më e pasigurt. Por në të njëjtën kohë agresioni i papranueshëm mbi Ukrainën ka nxitur unitetin e botës demokratike.
Serbia e Vuçiçit nuk ka ndryshuar në drejtim politik, por vetëm mjetet prej kohës së Millosheviçit. Të gjithë shqiptarët duhet ta dinë që Serbia është shumë armiqësore ndaj Kosovës. Mohon pavarësisë dhe së fundmi e patë sesi presidenti nuk heziton fare edhe për ta sfiduar kornizën e sigurisë në Ballkan përmes kërcënimit të Kosovës dhe dërgimit të trupave të armatosur brenda territorit të Kosovës.

Ne duam që me Shqipërinë të jemi brenda një kornize sa i përket gjykimit për Serbinë. Kosova nuk ka rrugë tjetër veçse të mbrojë interesat. Ne jemi për paqe dhe dialog, por nuk do të lëshojmë pe. Por i gëzohemi edhe çdo arritje të Shqipërisë, siç është hapja e negociatave. Rrugën e kemi të njëjtë”, tha Konjufca.