Konfirmohet data, me 28-29 nëntor të burgosurit e Zaharisë transferohen në Shënkoll

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një takim me përfaqësues të CTP dhe në prani edhe të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kanë pohuar vendimin për transferimin e të burgosurve të Zaharisë drejt blloqeve 2-3 në Shënkoll në datat 27-28 nëntor.

Kujtojmë se ligji detyron ministrinë e Shëndetësisë të kujdeset për këtë kategori të dënuarish ndërsa shumë shpejt një spital në Republikën e Shqipërisë do të përshtatet për të zëvendësuar Zaharinë.

Burgu i Zaharisë ka qenë historikisht një njollë e zezë në të gjitha raportet e ndërkombëtarëve për të drejtat e njeriut në Shqipëri. Gjithashtu ka një vendim të Gjykatës së Lartë në vend që e konsideron trajtim çnjerëzor atë që ka ndodhur në Zahari.

Burgu i Zaharisë në Krujë, që ndodhet vetëm 15 kilometra larg Tiranës, pa frikë mund të konsiderohet si burgu-ferr. Jo pak, por 230 të dënuar të izoluar në këtë burg, janë lënë të mëshirë të fatit, të braktisur nga familjet, shoqëria, shteti, por edhe gjeografia.