Nëse jeni një përdorues i produkteve të prodhuara nga Apple, do t’iu interesonte një informacion i tillë.
Sipas njoftimit zyrtar të Apple, disa nga produktet e shitura kanë nevojë për update.
Ata kanë paralajmëruar përdoruesit e iPhone dhe iPad më të vjetër, që nëse nuk i bëjnë update pajisjeve të tyre në programin iOS, deri në ditën e dielë, nuk do të jenë në gjendje që të lidhen më me internetin.
Këtu përfshihen të gjitha paisjet e iPad dhe iPhone nga viti 2012 edhe më herët.
Ata kanë kohë që të bëjnë update deri në orën 12:00 të datës 3 nëntor.
Nëse keni një produkt të këtyre viteve do të duhet që të nxitoni për t’i bërë update./apel.media