Kompania Alitalia në grevë të përgjithshme, anulohen 127 fluturime

Italia është përfshirë sot në një grevë të përgjithshme të transportit publik e privat, e thirrur nga disa grupe organizatash sindikaliste.

Pjesë e kësaj proteste është dhe linjat e transporti ajror, e Kompania Kombëtare e fluturimit, Alitalia, e cila ka informuar se janë 127 fluturime kombëtare e ndërkombëtare të anuluara deri më tani.

Kjo grevë ka çuar në anulimin e fluturimit Romë-Tiranë me numër AZ584 si dhe vonesa në orare dhe në shërbimin e udhëtarëve që udhëtojnë me kompani të tjera fluturime,

Në. një komunikim mediatik, Enti i Aviacionit Publik Italian informon se greva 2- orëshe ajrore ka nisur në ora 00.01 të datës 11 tetor e do të vazhdoj deri më ora 24.00.

Enti i Aviacionit publik informon se do të garantoj gjatë këtyre orëve të gjitha fluturimet shtetërore, emergjence, shëndetësore, ushtarake, humanitare e të shërbimit të ndihmës së shpejtë.

Si dhe do të garantoj fluturimet që do të nisen brena orarit 07.00-10.00, 18.00-21-00.

Greva e transportit publik ka çuar në bllokimin e autostradatës së Napolit e të mjaft rrugëve në Romë, Milano, Genova, Trieste, Torino etj.

Punonjësit e sektorit të transportit publik e privat kërkojnë barazinë e pagës, reduktimin e orëve të punës, rishikimin e sistemit të pensioneve, investime në transport e rilindjen e një shteti social.

Greva ka shkaktuar mbylljen e stacioneve të metrosë, pezullimin e linjave urbane e kaos qarkullimi në mjaft qytete italiane.

Gjithashtu, Kompania Ajrore Kombëtare Italiane, Alitalia ka informuar se ka anuluar të gjitha fluturimet prej datës 15 tetor 2021.

Udhëtarët që kanë blerë biletat për të udhëtuar me këtë kompani prej datës 15 tetor e më tej ose do të rimbursohet ose do të ndryshojnë datën e fluturimit për të udhëtuar brenda datës 14 tetor2021.