Komiteti Olimpik Ndërkombëtar rekomandon kthimin e atletëve rusë dhe bjellorusë në garë

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) 13 muaj pasi Rusia filloi luftën e saj kundër Ukrainës ka rekomanduar kthimin e atletëve rusë dhe bjellorusë në garat sportive me përjashtime të caktuara. Mirëpo, I...
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar rekomandon kthimin e atletëve rusë dhe bjellorusë në garë
Foto: Komiteti Olimpik Ndërkombëtar rekomandon kthimin e atletëve rusë dhe bjellorusë në garë

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) 13 muaj pasi Rusia filloi luftën e saj kundër Ukrainës ka rekomanduar kthimin e atletëve rusë dhe bjellorusë në garat sportive me përjashtime të caktuara.

Mirëpo, IOC njoftoi se ka prolonguar një vendim për atletët e të dy vendeve që të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Verore 2024 në Paris, duke theksuar se, “Komiteti rezervon të drejtën të vendosë për pjesëmarrjen e tyre në kohën e duhur”.

Komiteti rekomandoi se atletët me pasaporta ruse ose bjelloruse duhet të garojnë si atletë individual dhe neutral, me përjashtim të atletëve që mbështesin në mënyrë aktive luftën e Rusisë në Ukrainë ose janë të kontraktuar me ushtrinë ruse apo bjelloruse ose agjencitë e sigurisë kombëtare. Këta individë, rekomandoi OIC, nuk duhet të jenë në gjendje të garojnë.

Njoftimi i IOC-it u bë pas kërkesës së Samitit Olimpik dhjetorin e kaluar, ku u zhvilluan konsultime dhe diskutime të gjera me të gjithë aktorët e Lëvizjes Olimpike, gjegjësisht me anëtarët e IOC-it, Komitetet Olimpike Kombëtare dhe rrjetin global të përfaqësuesve të atletëve.

Të hënën, Ukraina, Polonia dhe vendet baltike kërkuan përjashtimin e vazhdueshëm të atletëve rusë dhe bjellorusë nga Lojërat Olimpike, duke theksuar se nuk ka “asnjë arsye të vetme” për t’u tërhequr nga kufizimet aktuale.

Më 24 shkurt të vitit 2022, Rusia nisi një luftë kundër Ukrainës, duke shkaktuar zemërim ndërkombëtar, me vendet evropiane dhe SHBA-në, ndër të tjera, që vendosën sanksione të ashpra ndaj Moskës.

Bjellorusia, e cila është fqinje me Rusinë në lindje dhe me Ukrainën në jug, ka mbështetur luftën e Moskës kundër Kievit.

Që nga fillimi i luftës, atletët rusë dhe bjellorusë janë ndaluar ose janë kufizuar nga pjesëmarrja në garat e ndryshme në mbarë botën.