Komisioni i Medias rrëzon dekretin e Metës për ‘Anti-Shpifjen’

Pas shumë debatesh, Komisioni i Medias ka rrëzuar dekretin e Presidentit Meta për kthimin në Kuvend për rishikim të Paketës Anti-Shpifje.

Pasi Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese rrëzoi ligjin e parë të kthyer nga Meta për këtë Paketë, atë që e përcaktonte AKEP-in si një nga strukturat e Anti-Shpifjes, Komisioni për Median rrëzon edhe të dytin. I pranishëm gjatë diskutimeve ka qenë edhe këshilltari i Presidentit Bledar Dervishi i cili ka shpalosur argumentat se pse Meta e ktheu këtë Paketë. Po ashtu kundër ishte edhe Fatjona Dhimitri.

Megjithatë në fund me shumicë votash ka qenë mazhoranca e cila ka rrëzuar dekretin e Metës për kthimin në Kuvend të ‘Anti- Shpifjes’. Kjo do të thotë se nuk do të ketë asnjë ndryshim kurse pritet vetëm që në seancën e radhës formalisht të rrëzohet dhe dekreti nga Kuvendi ashtu siç e ka paralajmëruar Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla.