Komisioni i Ligjeve miraton paketën anti-shpifje

Projektligji për median online është miratuar sot nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve vetëm me dy vota kundra. Ky projektligj, synon të prekë median online me disa ndryshime, ku synohet dhe lufta ndaj informalitetit.

Ndërsa në komision ka pasur debate në lidhje me nenin 22, ku portaleve u lihet në dëshirë, regjistrimi.

Ndërsa, Vasilika Hysi u shpreh se duhet fushatë,në lidhje me këtë çështje.

“Duhet fushatë sensibilizuese, ata të cilët nuk regjistrohen me dëshire, të jene organizma të tjerë si QKR apo tatimet të do të merren”, shprehet Vasilika Hysi.

“Ka mekanizma të tjerë që rregullon paligjshmërinë”, tha Klotilda Ferhati.

Ky nen  është ndryshuar me propozim të deputetit Alket Hyseni,  në këtë rast  subjektet nuk janë të detyruara që të regjistrohen, por janë nën   tutelën e organeve të tjera.

Komisioni ra dakord me sugjerimin e kreut të AMA Gent Salaj.  Ai kërkoi heqjen e juristëve nga këshilli ankesave dhe në përbërje të ketë vetëm gazetar me një eksperiencë 10 vjeçare.

“Nuk na intereson zgjedhja… Duam transparencë përmes një procesi aplikimi…. E pranojmë propozimin për heqjen e juristëve”, shton Klotilda Ferhati./apel.media