Komisioni i Ekonomisë ka votuar sot në unanimitet të rrisë edhe rrogat e deputetëve dhe ministrave.
Vendimi është miratuar teksa po diskutohej pr.ligji për rritjen e pagave të të gjithë administratës.
Me vendimin e miratuar sot, paga e një ministri do të jetë rreth 345 mijë lekë bruto, ndërsa e një deputeti 330 mijë lekë bruto.
Deputetët përplasen me Ibrahimajn: Si të vjen ty që drejtori që ke në krah ka rrogë më të madhe se ti? Ministrja: Do rishikohet më vonë
Komisioni i Ekonomisë ka nisur diskutimin për rritjen e pagave në administratë, ndërkohë që nuk është përfshirë ndryshimi i rrogave për deputetët dhe ministrat.
Diskutimi që nisi para zgjedhjeve u bllokua në këtë komision për shkak se deputetët kërkuan që të përfshiheshin edhe ata në skemën e rritjes së pagave.
Nga ana tjetër ministrja e Financave, u shpreh se rritja e pagave për deputetët dhe ministrat do të bëhet në një moment të dytë.