Kombëtarja shqiptare i bashkohet nismës për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Përmes një postimi në rrjetet sociale, disa nga lojtarët e kombëtares shqiptare të futbollit kanë  bërë thirrje që të gjithë shqiptarët të japin ndihmë për përsonat e prekur nga tërmeti.

Ne, djemtë e ekipit Kombëtar shqiptar kemi ndërmarrë nismën për të kontribuar financiarisht për të prekurit nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë. Ftojmë të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen të kontribuojnë në llogarinë e hapur nga grupi. Ne jemi një skuadër e pandarë dhe sëbashku do ti kalojmë këto momente të vështira për vendin tonë”, shkruajnë kuqezinjtë  në faqet e tyre.

Ndër të tjera së bashku me apelin, ata kanë   publikuar edhe  të dhënat ku secili mund të japë kontributin e tij.