Klubi anglez nis bisedimet e para zyrtare me Chelsea për sulmuesin shqiptar

TIRANA, ALBANIA - MARCH 28: Armando Broja of Albania looks on during the FIFA World Cup 2022 Qatar qualifying match between Albania and England at the Qemal Stafa Stadium on March 28, 2021 in Tirana, Albania. Sporting stadiums around Europe remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Mattia Ozbot/Getty Images)

Lajme të rëndësishme rreth merkatos kanë ardhur nga klubi anglez i West Ham.

West Ham kanë futur brenda radarit sulmuesin e Chelsea dhe kombëtares shqiptare.

Broja i cili ka luajtur si i huazuar nga Chelsea te Southampton për këtë sezon, duke shënuar 9 gola në 38 ndeshje dhe duke bërë një sezon të jashtëzakonshëm, është bërë tashmë objektivi kryesor në merkaton e tyre.

Nuk ka ende asnjë marrëveshje apo një aprovim nga ana e Chelsea, por drejtuesit e klubit të West Ham kanë nisur negociatat me klubin e Chelsea për një transferim të mundshëm.

Çmimi i Brojës nga Chelsea mund të jetë rreth 25-30 milionë paund.