Klopp duket se është me këmbë në tokë edhe pse ai po bën shumë mirë këtë sezon së bashku me skuadrën e tij. Këtë gjë trajneri e ka shprehur në mbrëmjen e kaluar, pas fitores 2-0 ndaj Manchester United.
Trajneri thekson se asnjë nuk duhet të mbivlerësojë veten ose të krahasohet me Messin dhe Ronaldon, që do të thotë që janë të gjithë të barabartë dhe duhet të kthehen të gjithë të mbrojnë.
Në një intervistë pas mbylljes së ndeshjes së djeshme, gjermani Klopp u shpreh:
“Duhet të tregosh respekt për skuadrën ku luan. Në momentin që njëri prej lojtarëve mendon se është më i rëndësishëm se të tjerët, atëherë dëshiroj mos ta kem në ekip, sepse nuk kam nevojë për lojtarë që vendosin veten para objektivave të klubit.
Kjo nuk do të thotë që nuk duhet të tregohen egoistë në momente të caktuara në fushë, pasi duhet të kenë besim në aftësitë e tyre për të shkuar dhe për të rrezikuar portën kundërshtare, por jo gjithmon me egoizëm. Nëse je Messi apo Ronaldo, atëherë mos mbro. Por a je Messi, apo je Ronaldo? Jo nuk je, atëherë kthehu dhe mbro!”
Kjo ishte deklarata e Jurgen Klopp e cila tregon që forca e ekipit të tij, vjen nga një grup i bashkuar dhe jo nga ndonjë lojtar specifik. /apel.media