Klodiana Lala zbulon lidhjet e Besnik Muçit me biznesmenin e inkriminuar

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar një fakt të rëndësishëm në lidhje me shkarkimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçit.

Lala deklaroi në emisionin “Opinion”, se shkaku i vërtetë i rrëzimit nga detyra nuk ka qenë shuma e parave të pajustifikuara, por lidhjet me një biznezmen të inkriminuar.

Ajo nuk ka pranuar që ta përmendë emrin e biznesmenit, për shkak të ligjit.

“Bëhej fjalë për një shumë 21 mijë euro. Zoti Muçi kishte blerë shtëpi nga ky biznesmen. Shkalla e dytë e vettingut, ka vërtetuar se ka patur marrëdhënie me një biznesmen të inkrimunuar. Zoti Muçi tha se kam rënë në dijeni, që personi në fjalë është një nga taksapaguesit  më të mëdhenj të Bashkisë së Tiranës. Në momentin që kam rënë në dijeni të këtij fakti e kam deklaruar, por ky deklarim nuk u mor parasysh nga KPA”,- tha gazetarja./apel.media