Klodiana Lala zbulon çfarë ndodhi në shtëpinë e gjyqtarit/ Duket si skenar filmi

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka zbuluar një ngjarje të rëndë të një prej njerëzve të përfshirë në sistemin e drejtësisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lala shkruan se një gjyqtari të Shkallës së Parë në Tiranë i kishin vjedhur makinën. Sipas saj, makina ishte përdorur për një ngjarje dhe i ishte kthyer gjyqtarit përsëri brenda natës.

Më tej ajo shkruan se gjyqtari nuk ka qenë në dijeni të ngjarjes, por ajo është zbuluar nga policia, pas kontrolleve të menjëhershme.

“Policia troket në dyert e një gjyqtari të shkallës së parë. Me argumentin se i kanë vjedhur makinën policia i kontrollon imtësisht shtëpinë. Gjyqtari nuk kishte asnjë dijeni që i ishte vjedhur makina. Por doli në fakt që mjetin ja kishin vjedhur, ja kishin përdorur në një ngjarje dhe ja kishin kthyer prapë. Kjo e gjitha brenda natës. Ngjarja është me fakte të vërteta. Por ama më duket si skenar filmi”,- shkruan gazetarja Lala./apel.media