Klodiana Lala: Edi Rama erdhi në Durrës po mungojnë ekipet e emergjencës

Gazetarja Klodiana Lala, ka raportuar nga qyteti i Durrësit, ku ka dëme të shumta, pas tërmetit 6.3 ballë.

Lala ka raportuar nga një pallat i shembur pranë stadiumit në Durrës, ku gjendej edhe kryeministri Edi Rama që po kryente inspektim në terren. Por, gazetarja ka thënë se në terren mungojnë ekipet e emergjencës dhe ekipet e specializuara me mjetet përkatëse për të përballuar situatën./apel.media