Gazetraja Klodiana Lala u shpreh në studion e “Opinion” se Arta Marku ka shkatërruar një sërë dosjesh të rëndësishme.
Sipas gazetares, Marku nuk ka bërë asnjë detyrë në krye të Prokurorisë, pasi ka dhe një karrierë të vakët në fushën e drejtësisë.
“Në karrierën e saj ka hetuar vetëm disa dosje gjakmarrje, ka patur shumë pak çështje në duar për të hetuar. E ka përfaqësuar akuzën në shumë pak raste. Dy raste gjakmarrje dhe dy të tjera trafiqe. Pastaj ka qëndruar në poste drejtuese. E pranoi dhe vetë. Në krye të Prokurorisë nuk ka bërë asgjë. Ka shërbyer vetëm për të shkatërruar një sërë dosjesh të rëndësishme.Arta Marku deklaroi në KLP që unë nuk i kam përmbushur pritshmëritë sepse i kam patur të kufizuara kompetencat, por në fakt ka vepruar si prokurore e përkohshëm me kompetenca të plota. Pra me dy standarte”,- deklaroi Lala./apel.media