Këngëtarja shqiptare Enca ka publikuar pak minuta më parë këngën e saj më të re.
Pas këngës që u bë hit “Jealous” këtë rradhë këngëtarja vjen me “Mwah”.
Një këngë që mezi pritej nga fansat , pasi Enca postonte herë pas here sekuenca të shkurtra të saj dhe që me dëgjimin e parë mori zemrat e publikut.
“Ku ke pas naj her ti naj Enc” është fraza që të fiksohet menjëherë nga kënga “Mwah”.
Në klip Enca shfaqet e veshur mjaft stil dhe shumë moderne. Jemi të sigurtë që “Mwah” do pushtojë clubet e Shqipërisë!