Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e sotme ka emëruar 15 magjistratë si gjyqtar, duke nisur zëvendësimin e vendeve bosh të lënë nga gjyqtarët e djegur nga Vetting-u. Sipas njoftimit bëhet me dije se gjyqtarët e rinj ishin diplomuar në Shkollën e Magjistraturës, për profilin gjyqtar, në përfundim të vitit akademik 2018-2019.
Por KLGJ ka bërë me dije se është miratuar propozimi i Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, dhe është vendosur që gjyqtari Osman Aliu, të përfitojë pagën për të gjithë kohën e pezullimit nga detyra.
Njoftimi i plotë:
Në kuadër të mirëfunksionimit të sistemit gjyqësor, sot më datë 09.01.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor, përmes një vendimmarrje të rëndësishme, emëroi si gjyqtarë 15 magjistratë. Ky emërim u krye duke mbajtur në konsideratë përfundimin procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin si gjyqtar, të kandidatëve të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës, për profilin gjyqtar, në përfundim të vitit akademik 2018-2019. Gjyqtarët e emëruar nga Këshilli i Lartë Gjyqësorë, janë si më poshtë vijon:
1) Znj. Erlanda Agaj;
2) Z. Marko Boshku;
3) Znj. Elisabeta Gjoni;
4) Z. Klejda Çapja;
5) Z. Artur Prenga;
6) Z. Mirjan Mustafaj;
7) Znj. Kostandina Kuro;
8) Znj. Iva Zemani;
9) Znj. Enisa Shahini;
10) Znj. Ema Shaholli;
11) Z. Shkëlzen Liçaj;
12) Z. Xhevdet Lika;
13) Z. Ligoraq Toshi;
14) Z. Hazbi Balliu;
15) Z. Florin Demollari.
Më tej, Këshilli, bazuar në propozimin e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, vendosi që gjyqtari Osman Aliu, të përfitoi pagën për të gjithë kohën e pezullimit nga detyra. Gjithashtu, Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të dorëheqjes nga detyra, të tre gjyqtarëve, përkatësisht të {…}, {…} dhe {…}. Në përfundim të kësaj mbledhjeje, KLGJ vendosi kualifikimin e dy kandidatëve për në formimin fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020, duke përmbyllur kështu procesin e hetimeve të thelluara për këta kandidat./apel.media