Kishte kultivuar kanabis në oborrin e banesës, arrestohet 34 vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar një person të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike. Njoftimi i plotë: Fier, Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në ...
Kishte kultivuar kanabis në oborrin e banesës, arrestohet 34 vjeçari në Fier
Foto: Kishte kultivuar kanabis në oborrin e banesës, arrestohet 34 vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar një person të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.

Njoftimi i plotë:

Fier, Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë 1 shtetas. Në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme të territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike si edhe bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit.

I. K., 34 vjeç, banues në Gjokalli, Fier, pasi në oborrin e banesës kishte kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
– – – –

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 21 vjeç, banues në Fier, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Opel” pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyjatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.