Kina shumë shpejt në planetin Mars

Kina vitin tjetër do të eksplorojë Marsin. Ky vendim konkretizohet pasi është kryer me sukses eksperimenti për në një nga provincat veriore të Kinës. Ky mission pritet të sjellë një eksplorim të hollë...

Kina vitin tjetër do të eksplorojë Marsin. Ky vendim konkretizohet pasi është kryer me sukses eksperimenti për në një nga provincat veriore të Kinës. Ky mission pritet të sjellë një eksplorim të hollësishëm të planetit Mars.

Testimi ndërkohë u bë në fushën më të madhe të Azisë, që përdoret për këto qëllime, duke stimuluar gravitetin e Marsit, I cili ka një të tretën e gravitettit të Tokës. Gjatë eksperimentit ishin të pranishëm edhe ambasadorë nga 19 vende të ndryshme të botës, si: Franca, Italia apo Bashkimi Europian. Ky program është nisur që në vitin 2016. Deri më tani, Kina ka nënshkruan 140 protokolle bashkëpunimi me 45 vende sa i përket misioneve hapësinore. Pekini zyrtar e ka vendosur eksplorimin hapësinor si një ndër prioritetet kryesore. E ardhmja e njeriut  për shoqëritë që po investohen në këto udhëtime pritet të jetë turizmi hapsinor. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe Elon Musk një nga njerëzit që po investohen në udhëtimet e gjata hapsinore./old.apel.media