Kina reagon ndaj SHBA-së lidhur me ftesën që i bëri Tajvanit në Samitin e Demokracisë

Kina ka kritikuar SHBA-në lidhur me ftesën që i bëri Tajvanit në Samitin e Demokracisë të organizuar nga Washingtoni.

Zëdhënësja e Zyrës për marrëdhëniet me Tajvanin i Këshillit të Shtetit, Zhu Fenglian në një deklaratë duke e cilësuar si “gabim” përfshirjen e Tajvanit në listën e pjesëmarrësve të njoftuar nga qeveria e Washingtonit tha: “Kundërshtojmë çdo kontakt zyrtar mes SHBA-së dhe Ishullit (Tajvanit)”.

Ajo i bëri thirrje SHBA-së që t’i përmbahet parimit “një Kinë” dhe të zbatojë angazhimet e saj në Tre Deklaratat e Përbashkëta e cila përbën bazën e marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe SHBA-së.

Dje u konfirmua ftesa e qeverisë së Ishullit që ka mosmarrëveshje me Kinën për të marrë pjesë në “Samitin e Demokracisë” i cili është planifikuar të mbahet nëpërmjet internetit nën organizimin e presidentit amerikan, Joe Biden më 9-10 dhjetor. Në listën e të ftuarve me 110 persona që Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi në faqen e internetit ishte në emër të “Tajvanit”.

Mosmarrëveshja Kinë-Tajvan

Pasi Partia Komuniste Kineze (CCP) e udhëhequr nga Mao Ce Duni mori pushtetin në vitin 1949 në luftën civile që shpërtheu pas Luftës së Dytë Botërore në Kinë dhe shpalljes së krijimit të Republikës Popullore të Kinës, anëtarët e Partisë Nacionaliste Kineze (Kuomintag) të udhëhequr nga Chiang Kai-shek erdhën në Tajvan. Kai-shek u vendos në ishull dhe shpalli pavarësinë, duke pretenduar se qeveria e “Republikës së Kinës”, e cila u krijua në vitin 1912, vazhdon në ishull.

Megjithëse, kjo nismë nuk u pranua nga Kina, përfaqësuesit e Tajvanit përfaqësuan Kinën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së deri në vitin 1971. Pozicioni i Tajvanit ishte bërë e pasigurt në organizatat ndërkombëtare pasi Qeveria e Pekinit u pranua si përfaqësuesi i vetëm legjitim i Kinës në votimin e AP të OKB-së në vitin 1971, pasi shumë vende ndryshuan preferencën e tyre të marrëdhënieve diplomatike nga Republika e Kinës në Republikën Popullore të Kinës në vitet 1950-1960.

Qeveria e Pekinit, duke miratuar parimin e “Një Kine”, argumenton se Tajvani është pjesë e territorit të saj. Përveç pranisë së saj ushtarake në dhe rreth ngushticës, Kina kundërshton vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të pavarura nga Tajvani me vendet e botës dhe përfaqësimin e saj në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare.