Kim: Të rritet transparenca e institucioneve për krimin e organizuar

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim tha se institucionet e pavarura, rritja e transparencës dhe financimi i një force policore të pavarur do të ndihmojnë që të rrisë besimin e qytetarëve jo vetëm te policia por edhe tek drejtësia.

Sipas Kim pastrimi i sistemit gjyqësor, ka nisur të jap efektin se pandëshkueshmëria nuk ekziston, ndërsa shtroi se policia, prokurorët gjyqtarët dhe politikanët duhet t’i rezistojnë korrupsionit dhe të mos shkurajohen nga krimi i organizuar.

“Të gjithë kërkojmë një Shqipëri ku të gjithë të jenë të sigurt dhe mbron qytetarët e saj. Njerëzit e ndershëm dhe punëtorë shkurajohen kur shohin se krimi i organizuar nuk kontrollohet. E ardhmja e ndritur e Shqipërisë mbështetet tek qytetari i zakonshëm që beson se sistemi nuk është i ndërtuar kundër tyre. E vetmja mënyrë për të luftuar krimin korrupsionin është të kemi institucione të pavarura. Policia, prokurorët gjyqtarët dhe politikanët duhet t’i rezistojnë korrupsionit. Në vitin 2021 që nga largimi i gjyqtarëve të korruptuar deri tek arrestimi i politikanëve ka arritur shumë. Ky është vetëm fillimi, në po shohim një epokë të re. Ekziston ndjesia se pandëshkueshmëria mundet. Shqipëria është një rrugë kyçe në trafikun e drogës dhe trafikun e qenieve njerëzore. Sipas UNODC rreth 60-65 ton heroinë kontrabandohen në rajon gjatë vitit, kjo nuk është vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin. Numri i emigrantëve të paligjshëm gjithashtu është rritur.  Me rritjen e trafikimit të qenies njerëzore ka edhe rrezik. Me rritjen e trafikut të qenieve njerëzore , kriminelët do të përdorin fluksin e emigrantëve në favor të tyre. Të rritet transparenca dhe llogaridhënie e institucionet, financimi i një force policore të pavarur, ndjekjen e parave të paligjshme, sekuestrimi i pasurive të kriminelëve që tashmë SPAK po e bën, të përmirësojmë sistemin dhe të punojmë së bashku për të hedhur themelet që besimi i publikut të rritet, të forcojmë bashkëpunimin tonë si donatorë dhe miq e partnerë”, tha Kim.