Kim: Koreja e Veriut t’i përgjigjet kërcënimeve me armë bërthamore

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un , ka thënë se Pheniani do t’i përgjigjet kërcënimeve të mëtejshme të SHBA-së dhe “forcave të tjera armiqësore” me armë bërthamore, njoftuan mediat shtetërore të shtunën. 

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA tha se Kim “deklaroi solemnisht se nëse armiqtë vazhdojnë të paraqesin kërcënime” për Korenë e Veriut, “Partia dhe qeveria jonë do të reagojnë me vendosmëri ndaj armëve bërthamore me armë bërthamore dhe ndaj konfrontimit total me konfrontim të gjithanshëm”. 

Koreja e Veriut testoi të premten një raketë balistike me rreze të gjatë që dyshohet të jetë një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM), duke shkaktuar dënimin e SHBA-së dhe një stërvitje të përbashkët ajrore me Seulin.

KCNA tha të shtunën se raketa ishte një “Hwasong-17”, një lloj i ri ICBM dhe se ishte vendosur nën drejtimin e Kim në mes të “lëvizjeve të pamatura konfrontuese ushtarake të SHBA-së dhe forcave të tjera armiqësore”. 

Raketa e Koresë së Veriut u lëshua nga zona Sunana në Phenian rreth orës 10:14 të mëngjesit (0114 GMT), raportoi Yonhap, duke cituar Shefat e Shtabit të Përbashkët (JCS). 

Më vonë të premten, Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kryen një stërvitje të përbashkët ajrore sulmuese në përgjigje të testit. 

Raketat me aftësinë për të udhëtuar më shumë se 5500 kilometra llogariten si ICBM. Rezolutat e OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të testojë raketa balistike të çdo rrezeje, disa prej të cilave janë të afta të mbajnë një kokë bërthamore.

Situata në Gadishullin Korean aktualisht është shumë e tensionuar. Koreja e Veriut e armatosur bërthamore ka kryer një sërë testesh raketore në javët e fundit. 

Vëzhguesit kanë frikë se testi i parë bërthamor i Phenianit në vite është i afërt.