Kim Kardashian zbulon historinë qesharake që fshihet pas emrit të vajzës North West

Kim Kardashian dhe Kanye West janë ndër  prindërit që i vendosin fëmijëve emra jo dhe aq të zakonshëm- North (Veri), Saint (I Shenjtë), Chicago dhe Psalm! Të gjithë emrat me një histori nga pas!

Në një video publikuar së fundmi në kanalin e saj në YouTube, Kim thotë se as që e kishte menduar ndonjëherë që vajza e saj e parë do të quhej North. Ajo tregon se ideja për një emër si ky, nisi nga një shaka e bërë nga moderatori Jay Leno, gjatë një interviste me të në 2013-in.

“M’u desh një javë kohë për t’i vënë emrin North-it. E mora nga Jay Leno, që fillimisht po bënte shaka me mua rreth këtij emri.

Kim ishte shtatzënë gjatë asaj kohe dhe moderatori i sugjeroi ta quante vajzën North (Veri) meqë mbiemrin do ta kishte West (Perëndim), që do të thotë se me pak fjalë vajza do quhej Veri- Perëndim.

“Fillova të qesh dhe i thashë se nuk ka asnjë shans ta quaj vajzën time ashtu!”

Pastaj, sipas Kim-it ishin njerëzit ata që pas shfaqjes nisën t’i thonë se duhet ta merrte seriozisht emrin, pasi ishte i lezetshëm.

“Të gjithë më thoshin që është emër i veçantë dhe se duhet ta konsideroja. Ashtu bëra!”- përfundoi Kim. /apel.media