Kim Kardashian promovon linjën e re të veshjeve,publikon foto atraktive

Kim Kardashian në rrjetin e saj social instagram ka ndarë me ndjekësit disa fotografi mjaft atraktive. Nëna e katër fëmijëve dukej e tonifikuar ndërsa bënte lëvizjet mbresëlënëse veshur me kostum të z...

Kim Kardashian në rrjetin e saj social instagram ka ndarë me ndjekësit disa fotografi mjaft atraktive.

Nëna e katër fëmijëve dukej e tonifikuar ndërsa bënte lëvizjet mbresëlënëse veshur me kostum të zi nga marka e saj SKIMS, shkruan DailyMail.

Në mbishkrimin e saj, gruaja e Kanye West u kërkoi falje 150 ndjekësve të saj në Instagram për sa kohë u desh të rikrijojë sendet që kur u shitën. Dhe ajo gjithashtu sqaroi se duhej të merrte etiketat Kimono nga grupi i parë i xhamave dhe t’i zëvendësonte sepse nuk donte të hidhte në shitje produktin.

Përveç fotografisë gjatë ushtrimeve, Kim postoi edhe një tjetër imazh ku mesa duket shihej që po bënte joga.

Kim e kishte veshur kostumin e saj, ndërsa flokët e zeza e kishte kapur dhe lëshuar prapa.

“Pas ndryshimit të emrit, ne kemi dashur të sigurohemi që nuk kemi humbur ndonjë produkt origjinal, kështu që ne u përpoqëm dhe testuam qindra qasje të ndryshme për të hequr markën e vjetër për të siguruar që ruajtëm gjithçka”, tha Kim.

“Këto janë pjesët origjinale që po sjellim përsëri në 20 nëntor”, njoftoi ajo fansat e saj për detajet më të përditësuara të linjës së saj të re./old.apel.media