Kim Kardashian dhe Kanye West zyrtarisht të divorcuar! Ja çfarë do të ndodhë me fëmijët e tyre

Kim Kardashian dhe Kanye West i kanë dhënë fund zyrtarisht martesës së tyre pas shtatë vitesh.

Sipas “Mirror”, dyshja arriti që të gjithë këtë proces ta realizonte duke ruajtur qetësinë dhe ndarja ka qenë shumë paqësore.

Kim ka rënë dakord që të dy të vazhdojnë prindërimin për katër fëmijët e tyre: North 7 vjeç, Saint 5 vjeç, Chicago 2 vjeç dhe Psalm 1 vjeç.

Megjithatë, ende mbetet për tu parë nëse Kanye do të shkojë përsëri në Los Angeles, pasi po qëndron në fermën e tij në Wyoming.

Gjatë vitit 2020 çifti tentuan të shpëtonin marrëdhënien e tyre dhe t’i jepnin njëri-tjetrit një shans. Në fillim të këtij viti u konfirmua se Karadashian planifikonte t’i jepte fund martesës së saj me West.

Ndërkohë, është mësuar se Kanye do të nisë një jetë të re, shumë larg SHBA-ve. Thuhet se reperi ka vendosur të jetojë në Evropë, ndërkohë që tetorin e vitit të shkuar vizitoi kryeqytetin e Britanisë.

Kanye është shprehur se kandidatura e tij për president të SHBA-ve ka pasur ndikimin më të madh në ndarjen e tyre. Kjo sepse Kim dhe familja e saj kanë qenë kundër këtij vendimi, por reperi nuk dëgjoi asnjë njeri.