Kida publikon këngën e saj më të fundit “Moti”

Këngëtarja e njohur Orhidea Latifi e njohur me nofkën Kida, ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re të titulluar “Moti”.

Këtë këngë ajo e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Për muzikën është përkujdesur Prygo Royal, me regji të Elena Kelmendit, ndërsa videoklipi nga ‘Boulevard films’.

Kënga tashmë gjendet në kanalin “Youtube” dhe padyshim pritet të hyjë në mesin e hiteve të këngëtares. /apel.media