Këto janë konsideruar si vendet më të mira për të jetuar në 2019

Mund të jeni lodhur nga monotomia e përditshme e punës në vendin tuaj, për shkak të detyrave të vështira. Por në disa vende mund të jetoni shumë më mirë, bazuar në studimet e fundit.

Kompania e sigurisë Kisi mori nën vëzhgim 40 vende të botës për të zbuluar se në cilin vend qyetetarët kanë punë dhe jetë më të balancuar, duke u bazuar në faktorët e punësimit, siç janë orët e punës, ditët e pushimit, mirëqenia, si dhe të drejtat e tjera.

Më poshtë po iu zbulojmë 10 vendet më të mira përsa i përket jetesës dhe punës:

  1. Helsinki, Finlandë

Qytetarët e Helsinkit punojnë rreth 40 orë në javë dhe minimumi i ditëve të pushimit është 30, duke u renditur si vendi i parë në listë. Gjithashtu në këtë vend ofrohen paga shumë të mira në bazë të orëve të punës.

  1. Munich, Gjermani

Munich është vendi në listë me nivelin e stresit më të ulët të qytetarëve të saj. Orët mesatare të punës janë si në Helsinki dhe mund të marrin 20 ditë pushime, ndërkohë që ata që janë prindër kanë mundësinë që të marrin më shumë ditë pushimi.

  1. Oslo, Norvegji

Qyteti ofron paga shumë bujare për punëtorët dhe favore të shumta për prindërit. Gjithashtu menaxhon në mënyrë shumë të mirë stresin e punëtorëve, duke i kushtuar një rëndësi të veçantë.

  1. Hamburg, Gjermani

Si në Mynih qytetarët e Hamburg punojnë rreth 41 orë në javë dhe është një vend me nivel të ulët të stresit. Gjermania renditet si një ndër vendet që ka më shumë qytete me mirëqenie të lartë, pasi i kushton një rëndësi të madhe balancës së jetës dhe punës. Kjo bëhet për të mos rënduar psikologjinë e qytetarëve.

  1. Stockholm, Suedi

Qeveria Suedeze ka ndërmarrë disa politika për të ndihmuar popullsinë që të balancojë jetën personale me punën. Qytetarët punojnë me orare freksibël./ apel.media