Këtë që bëri Emina Cunmulaj sot me vajzat duhet ta bëjë çdo prind tjetër

Emina Cunmulaj para pak ditësh solli në jetë fëmijën e saj të tretë, një djalë. E mes gjithë rrëmujës që ka në shtëpi me përgjegjësi të reja dhe kujdesin ndaj të voglit, dy vajzat e saj më të rritura janë kujdesur që t’i shtojnë punën mamit me rrëmujën në dhomën e tyre.

Se çfarë bëri Emina në këtë situatë, na e tregoi të gjithëve në ‘Instagram’.

Me një foto ku si fillim tregon dhomën, ish-modelja ka treguar se i ka bindur vajzat ta pastrojnë vetë rrëmujën.



Sipas studimeve, të mësosh fëmijët të pastrojnë atë rrëmujë që bëjnë vetë, i ndihmon ata të mendojnë pak më tepër para se ta përsërisin si veprim, pasi në konceptin e tyre, pastrimi merr nga koha e lojës që mund të bënin. Por jo vetëm kaq. Ky detaj kaq i vogël nxit tek fëmijët sensin e kujdesit për veten pa pritur nga të tjerët. Kështu me kaq pak punë, prindi shmang rrëmujën, por edhe i mëson fëmijës që të jetë i pavarur dhe të marrë parasysh pasojat e çdo veprimi.