Këshilli i Mandateve shqyrton kërkesën e PD për heqjen e mandatit të deputetes/ Bushka kërkon shtyrje të mbledhjes

Këshilli i Mandateve është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Këshilli i Mandateve do të vendosë nëse do ia dërgojë ...
Këshilli i Mandateve shqyrton kërkesën e PD për heqjen e mandatit të deputetes/ Bushka kërkon shtyrje të mbledhjes
Foto: Këshilli i Mandateve shqyrton kërkesën e PD për heqjen e mandatit të deputetes/ Bushka kërkon shtyrje të mbledhjes

Këshilli i Mandateve është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Këshilli i Mandateve do të vendosë nëse do ia dërgojë kërkesën Gjykatës Kushtetuese apo jo.

Kreu i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj tha se kërkesa i plotëson të gjitha kriteret.

Klotilda Bushka nga PS kërkoi shtyrjen e mbledhjes me argumentin se nuk janë të njohur ende me dokumentacionin.

“Nga ana 1/10 e deputetëve është depozituar mocion, kërkohet ndjekja e procedurës për pavflefshmërin dhe mbarimin e mandatit të Olta Xhaçkës. Kërkesa është e depozituar, nënshkruar nga 14 deputetë, aq sa e kërkon Kushtetuta. Përveç depozitimit të mocionit, janë të bashkëlidhur edhe faktet dhe provat përkatëse, që kanë të bëjnë me dhënien e statusit të investitorit strategjik për shoqërinë përkatëse që ka lidhje me Xhackës, ekstraktet e marra nga institucionit shtetërore se përcaktojnë kush është ortaku i shoqërisë. Kërkesa i ka të gjithë elementët, janë përcaktuar pozitat ligjore, shkelja, analiza e fakteve edhe pjesa e provave”, tha Alibeaj.