“Kërset grushti’ në një studio televizive në Turqi/ Deputeti dhe truproja rrahin brutalisht një gazetar

Pamje të pabesueshme janë regjistruar në një transmetim të kanalit TV100 në Turqi . Aty ku “u ndezën gjakrat” dhe situata agravoi në përleshje fizike të një deputeti në kurriz të një gazetari.

Ngjarja ndodhi të shtunën e kaluar kur në kanalin TV100 u diskutua për çështjen e pavarësisë së gjyqësorit në Turqi, liderit të burgosur kurd Selahettin Demirtas, si dhe Osman Kavala, i cili po mbahet në burg pa u akuzuar.

“Policia dhe shteti na përkasin neve”, tha prerazi deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike Kemal Enginhurt. Gazetari Latif Simsek i tha të ndalonte dhe në atë moment deputeti nacionalist u zhvendos kërcënues drejt tij.

E pasi të dy u përplasën, është shfaqur edhe truproja e deputetit dhe së bashku kanë nisur ta rrahin pa mëshirë gazetarin! I tillë ishte intensiteti i goditjeve sa gazetarit i ra të fikët. Emisioni, natyrisht, u ndërpre dhe rifilloi pas 20 minutash, me prezantuesin dhe drejtuesit e stacionit që nuk e miratuan atë që ndodhi dhe kërkonin falje.

Në pauzë, siç shihet edhe në video, gazetari është rrahur nga deputeti dhe truproja e tij.