Kërcënoi ish të dashurën me video intime, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 25-vjeçar shqiptar është dënuar me burg në Greqi, pasi akuzohet se ka kërcënuar ish të dashurën e tij pas ndarjes se do t’i publikojë disa video intime. 22-vjeçarja pas kërcënimeve të vazhdueshme ka kallëzuar në polici ish të dashurin e saj, i cili më pas është arrestuar.

Akti i turpshëm kishte si bazë hakmarrjen ndaj të resë. Historia nisi kur çifti regjistroi takimet e tyre seksuale, me miratimin e vajzës, megjithatë pa u shfaqur asnjë tipar. Më pas gjërat morën një kthesë të rrezikshme. Kur 22-vjeçarja vendosi t’i jepte fund lidhjes me 25-vjeçarin shqiptar, ky i fundit në shenjë hakmarrje videot ia dërgojë ish-të dashurës dhe nënës së saj.

Autori nuk u ndal me kaq. Shantazhi vazhdoi derisa ai kërcënoi se do ta ekspozonte të renë në punën e saj duke i dërguar video intime nëse ajo nuk jepte dorëheqjen.

Për fatin e saj, 22-vjeçarja vendosi të marrë masa, të flasë hapur teksa kontaktoi Prokurorinë e Krimeve Kibernetike . Përfundimisht, autori, i cili kishte dyshimin absurd se ish-i i tij po e tradhtonte me kolegët e saj në punë, u arrestua, u shpall fajtor dhe u dënua me dy vjet e tre muaj burg.