Këngëtarja Rita Ora minuta bashkëbisedimi me Erion Veliajn/ Kur shqiptarët bashkëpunojmë, bëjmë gjëra të mrekullueshme

Rita Ora dhe Erion Veliaj kanë ndarë bisedë on line duke dhënë mesazhe përmes publikimit të bisedës së tyre.

Rita Ora është edhe një ambasadoren e shqiptarëve në botë.

Biseda vjen në kuadrë të nismës “Diaspora flet 2020”.

Pyetjes së Rita Orës, kryebashkiaku Veliaj iu përgjigj se përzgjedhja e  Tiranës si “Kryeqyteti Europian i rinisë për 2022” do të shfrytëzohet si një mundësi jo vetëm për rininë e Tiranës, por për gjithë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në Maqedoni e Mal të Zi dhe të kemi një kartolinë shqiptare.

 “Ne duam që njerëzit të na kushtojnë vëmendje dhe do të përdorim mundësinë që Tirana është zgjedhur “Kryeqyteti Evropian i rinisë për 2022”.  E para, shpresojmë, që do të jetë viti i parë pas pandemisë. Nëse 2021 do të jetë një vit vaksinimi, 2022 do të jetë një vit ku njerëzit do mund të udhëtojnë, të ketë sërish koncerte. Kështu që, ne të duam ty prapë këtu, edhe disa artistë të tjerë shqiptarë, por një gjë që është e rëndësishme është se duam që ta përdorim si një mundësi jo vetëm për rininë e Tiranës, por për gjithë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në Maqedoni e Mal të Zi dhe të kemi një kartolinë shqiptare, për të treguar se ne jemi kombi më i ri në Evropë, por askush nuk flet për këtë, në një Evropë të moshuar, një Evropë që po plaket, ne po sjellim gjak të ri, energji të re dhe gjithashtu shumë talent”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se koah ka treguar se sa herë që shqiptarët bëhen bashkë, mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme. “Ne ndonjëherë vuajmë pa qenë nevoja, nga reputacioni i të qenit një vend i izoluar gjatë komunizmit, thyerja e embargos për naftën gjatë luftës në Kosovë, dhe ndonjëherë njerëzit stresohen kur dëgjojnë më shumë kriza dhe më shumë probleme që i bëjnë të mos jenë të vëmendshëm. Kur ne shqiptarët ta fusim në kokë që duhet të bashkëpunojmë, të mbështesim njëri-tjetrin, të inkurajojmë njëri-tjetrin, do të bëjmë gjëra të mrekullueshme”, deklaroi ai.

Rita Ora u prit në takim nga Erion Veliaj dy vite më parë në Tiranë, ku kishte ardhur për të mbajtur koncert.