Këngëtarja me famë botërore Lady Gaga ka habitur fansat e saj në Las Vegas. Ajo ka anuluar shfaqjen, 20 minuta përpara se të ngjitej në skenë. Përmes një postimi në ‘Instagram’, ajo shkruan se: “Jam e shkatërruar nuk mundem të përformoj sot për shumë njerëz që udhëtuan për të më parë mua. Kam një infeksion në sinuse dhe bronkit, ndihem shumë e sëmurë dhe e trishtuar, nuk doja që t’ju zhgënjeja”, ka shkruar Gaga në postimin e saj.
Edhe pse gjendja e këngëtares nuk ishte aspak e mirë, disa prej atyre që kishin prerë bileta u shprehën të zhgënjyer, sepse nuk ishte hera e parë që ndodhte diçka e tillë.
“Nuk po e gjykoj, sepse ajo duhet të shërohet. Por më lejohet të jem i nevrikosur pasi kam paguar 1500 paund për të arritur në Vegas, kam udhëtuar për 7 mijë milje me çdo gjë të rezervuar që nga dhjetori për të anuluar gjithçka 20 minuta para se të hapeshin dyert”, ka shkruar nje fans i saj ne rrjetet sociale.