Tek e Diela Shqiptare Ardit Gjebra po diskuton me këngetarët pjesëmarres në Kengën Magjike. Risia e këtij viti, ishte përfshirja e këngetarëve të huaj. Rovena Dilo e trajton këtë risi, si një disavantazh për të rinjtë e huaj garues në këtë edicion. Ajo mendon se shqiptaret janë fanatikë në përzgjedhjen e tyre dhe për faktin që i qendrojnë besnikë garuesve shqiptarë, me të cilët ata janë mësuar tashmë.
Eneida ndryshe nga kaq, mendon se garuesit janë në një garë, të cilën nuk mund t’ja besojnë vetëm Kënges Magjike, por duhet të promovohen vetë dhe të menaxhojnë publikun paraprakisht në mënyra nga më të ndryshmet.
Ndërkohe që Armendi e trajton numrin e votuesve si tepër të ulët dhe që ky fakt paraqet një probabilitet teper të lartë manipulimi.
Ai mendon se telefonatat nxiten nga garuesit dhe numri i vogel i votuesve nuk paraqet një besueshmëri tepër të lartë dhe cilësore, kur vetë juria për gjithë kohëzgjatjen e përgatitjes dëgjon dhe vetëm studion cilësine e elementëve të secilës kenge.
Gjithashtu ai shprehet se afati i sensibilizimit të qytetarëve për të votuar dhe per të qene aktivë në pritje të momentit të votimit, duhet të jetë shumë më i gjatë se kaq.
Gjebrea, mendon se tre muaj që është lançuar ky edicion paraprakisht, janë mëse të mjaftueshëm, megjithëse mendime të ndryshme janë mbështetur edhe në mungesën e vëmendjes për faktin e situatës së krijuar nga tërmeti i datës 26 Nëntor./ apel.media