Është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes së 29-vjeçarit Marjus Ismailaj, në Kavajë.
Xhevdet Leçini, 60-vjeç, ka thënë para grupit hetimor se me viktimën dhe një tjetër person kishin që prej orës 11:00 të paradites së sotme dhe deri në momentin që ndodhi ngjarja që pinin së bashku në lokal. Sipas tij shkaku i ngjarjes ka qenë një debat që shkoi deri në përdorimin e armëve.
“Kemi qenë të pirë, ishim prej orës 11:00 në tavolinë. Nuk e di si ndodhi, u errësova dhe e vrava”, mësohet se ka thënë Leçini./apel.media