“Kemi nevojë për mbështetje”, Zelensky bisedë telefonike me Papa Françeskun

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka njoftuar në Twitter se ka folur sot me Papa Françeskun. “E informova për agresionin që Federata Ruse po kryen kundër Ukrainës, për krimet e tmerrshme të Rusi...
“Kemi nevojë për mbështetje”, Zelensky bisedë telefonike me Papa Françeskun
Foto: “Kemi nevojë për mbështetje”, Zelensky bisedë telefonike me Papa Françeskun

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka njoftuar në Twitter se ka folur sot me Papa Françeskun.

“E informova për agresionin që Federata Ruse po kryen kundër Ukrainës, për krimet e tmerrshme të Rusisë. Ne i jemi mirënjohës Papës për lutjet e tij për Ukrainën. Populli ynë ka nevojë për mbështetjen e liderëve shpirtërorë të botës, të cilët duhet t’i përcjellin botës të vërtetën për tmerret që agresori po kryen në Ukrainë”, shkroi ai në Twitter.