Këlcyrë, goditi me grushte në fytyrë 65-vjeçarin, arrestohet autori

Një 51 vjecar është arrestuar nga policia e Këlcyrës pasi ditën e djeshme ka goditur me grushte në fytyrë shtetasin me inicialet Y. L., 65 vjeç, banues në fshatin Beduqas i cili më pas është rrëzuar d...
Këlcyrë, goditi me grushte në fytyrë 65-vjeçarin, arrestohet autori
Foto: Këlcyrë, goditi me grushte në fytyrë 65-vjeçarin, arrestohet autori

Një 51 vjecar është arrestuar nga policia e Këlcyrës pasi ditën e djeshme ka goditur me grushte në fytyrë shtetasin me inicialet Y. L., 65 vjeç, banues në fshatin Beduqas i cili më pas është rrëzuar dhe ka marrë demtime të rënda.

65 vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas policisë në pranga ka rënë shtetasi me inicialet B. S., 51 vjeç, banues në fshatin Beduqas, Këlcyrë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.