Kejvina Kthella është përfolur shumë në media ditët e fundit, pasi është raportuar të jetë marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për njohjen e saj me nipin e deputetit të PS-së, Redian Rraja.
Rraja dyshohet si një nga autorët e atentatit ndaj kryeprokurorit të Durrësit.
Fillimisht u tha se Kejvina është mbajtur 10 orë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si një person që mund të ketë informacione për lëvizjet e Rrajës.
Pas këtij lajmi, në media dalin herë pas here detaje të reja dhe tani thuhet se Kejvina ka hedhur të gjitha rrobat e Redianit.
Pas ngjarjes së bujshme, disa burime konfirmojnë se ajo ka nxjerrë poshtë pallatit të gjitha rrobat e tij.
Çifti thuhej se jetonin në një apartament në Selitë./apel.media