Katër nxënës rezultojnë pozitiv me COVID-19 në shkollën 9-vjeçare në Këlcyrë, mbyllet një klasë

Klasa e Vlll në shkollën 9-vjeçare në Këlcyrë është mbyllur për shkak se katër nxënës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Burime për median bëjnë me dije se ka qenë kryeinspektori i ISHSH së Gjirokastrës Edi Sinojmeri i cili vendosi mbylljen e klasës së Vlll, të shkollës 9-vjeçare në Bashkinë e Këlcyrës.

“Kjo mase ekstreme është marrë për të këputur zinxhirin e transmetimit të infeksionit për nxënësit e tjerë dhe rrjedhimisht klasa do të qëndrojë e mbyllur për 14 ditë”- ka thënë Sinojmeri.