Kategoria Superiore/ Vllaznia fiton në minutën e 90+5′ ndaj Bylisit (Video)

Vllaznia ia ka dalë sërish të fitojë në ndeshjen e sotme, teksa kanë mposhtur në ekstrem Bylisin. Shkodranët besuan deri në fund te fitorja, pavarësisht faktit se u duk sikur ndeshja do të shkonte deri në fund në barazim.

Teksa po luhej minuta e fundit e kohës së rregullt dhe Bylis ishte me një lojtar më pak pas daljes së Ujkës me karton të kuq, Hoxhaj përfiton në zonë dhe me kokë ndëshkon kundërshtarët. I gjithë kampi kuqeblu shpërthen në festë, një trepikësh që mund të rezultojë shumë i rëndësishëm për fatet e kampionatit, duke qenë se i jep edhe më shumë besim skuadrës për të vazhduar në rrugën e sukseseve.

Për Vllazninë, kundërshtari më i afërt mbetet nëntë pikë larg (Teuta), ndërsa Bylisi ngelet në vendin e tetë me 12 pikë, po aq sa Apolonia e parafundit.