KATEGORIA E PARË – JAVA 6/ Ja rezultatet e ndeshjeve

Bylisi nuk ndalet as në Burrel, pasi ka fituar me një gol të shënuar nga braziliani Lorran dhe regjistron fitoren e gjashtë në po kaq javë të luajtura. Ballshiotët kryesojnë me pesë pikë më shumë se K...
KATEGORIA E PARË – JAVA 6/ Ja rezultatet e ndeshjeve
Foto: KATEGORIA E PARË – JAVA 6/ Ja rezultatet e ndeshjeve

Bylisi nuk ndalet as në Burrel, pasi ka fituar me një gol të shënuar nga braziliani Lorran dhe regjistron fitoren e gjashtë në po kaq javë të luajtura.

Ballshiotët kryesojnë me pesë pikë më shumë se Korabi, skuadër që sot u kthye te fitorja kundër Turbinës me rezultatin e ngushtë 2-1.

Erzeni është ngjitur në vendin e tretë, pasi triumfoi kundër Pogradecit me “poker”. Raboshta dhe Ymeri shënuan dy gola të shpejtë, ndërsa më pas realizuan edhe Hidi e Xhebrahimi.

Katapultohet edhe Tomori, që mposhti 5-0 Shkumbinin që ishte në vendin e dytë. Fitore morën edhe Besa, Apolonia e Lushnja, kurse takimi i vetëm që u mbyll në barazim ishte Maliqi-Tërbuni.

KATEGORIA E PARË – JAVA 6

Apolonia-Butrinti 1-0
Shënues: Omeri (pen.) 54’,

Burreli-Bylisi 0-1
Shënues: Lorran 74’

Erzeni-Pogradeci 4-0
Shënues: Raboshta 14’, Ymeri 30’, Hidi 64’, Xhebrahimi 67’

Korabi-Turbina 2-1
Shënues: Raza 48’, T. Marku (pen.) 70’ / Hasaj 73’

Lushnja-Besëlidhja 3-0
Shënues: Lajthia 14’, 64’, Zani 62’

Maliqi-Tërbuni 1-1
Shënues: Qeleshi 59’ / Peqini 90’

Shkumbini-Tomori 0-5
Shënues: Oshafi 4’, Pepa 42’, Vokrri 60’, Myzeqari (aut.) 75’, Manellari 90’

Vora-Besa 0-1
Shënues: Muçaj 88’